Basha:Bashkia e Tiranës është lavatriçja e parave të pista të drogës!

Saturday, 09 May 2020 13:03

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka dënuar ashpër kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar nga qeveria tek Bashkia e Tiranës, të cilën e cilësoi si ”lavatriçen e parave të pista të drogës".

“Çdo ndërtim i ri që shikoni në Tiranë ose të themi, shumica dërrmuese, financohen drejtpërdrejt nga paratë e drogës,"- tha Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

"Me hir ose me pahir, - theksoi ai, - zhvilluesit janë sot të detyruar të pranojnë pastrimin e parave të pista të drogës përmes lavatriçes së parave të drogës që është bashkia e Tiranës, ku ”kryebetonieri” bashkë me Edi Ramën po bëjnë ekzaktësisht atë të kundërtën e asaj që i premtuan qytetarëve të Tiranës: po zaptojnë çdo shesh të lirë, po kërcënojnë çdokënd që nuk u bindet atyre.

Kjo do ta thellojë në veçanti edhe krizën e sektorit të ndërtimit dhe të pasurive të patundshme. Është një regjim që në grahmat e fundit e ka të skalitur në ballë dhe në valixhet që po bëjnë gati të marrin në largim e sipër atë që “kap ça të kapësh”para se të ikë.

Por dëmi që po shkakton familjeve shqiptare është i pallogaritshëm nëse nuk ndalin një orë e më parë kalimin e fondeve të shqiptarëve tek një grusht oligarkësh.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...