Basha:Ka rënë zjarr te zyra e prokurimeve në MSH.Nuk i manipuluan dot të dhënat e tenderave sekrete dhe i vunë flakën, SPAK të reagojë!

Saturday, 09 May 2020 13:07

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një komunikim me mediat, u ndal sërish te skandali i tenderave sekretë gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Duke u ndalur sërish te akuza se qeveria po vjedh edhe në pandemi, Basha tha se në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr te sektori i prokurimeve.
“Ka rënë zjarri te ministria e Shëndetësisë, në katin e katërt të prokurimeve, tani që nisi SPAK hetimet. E keni dëgjuar, ka rënë zjarr.

Nuk ia kanë dalë me manipulimet dhe u vinë zjarrin,” tha Basha.
Sipas tij, ky hetim është prova e vërtetë për SPAK për të provuar nëse ka lindur i vdekur apo jo. Sepse sfida e vërtetë mbeten prangat për zyrtarë të lartë.

“Ky është një test për jeta e vdekje për SPAK. Nëse nuk ia dalin, SPAK ka lindur vdekur.

Askush nuk ka për t’i falur nëse nuk ngrihen në lartësinë e detyrës për të cilën u krijuan,” tha Basha

Modifikuar më Saturday, 09 May 2020 13:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...