Berisha:Sukses spektakolar i OFL! Iu sekuestron fshatarëve drutë e zjarrit

Saturday, 09 May 2020 13:40

 

Një situatë sa e dhimbshme, aq edhe qesharake në të gjithë përmasën e saj është krijuar në Devoll, ku forca policie të armatosura deri në dhëmbë dhe me syza e zeza të maskimit, i kanë sekuestruar drutë e prera në pyll, banorëve të një fshati.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka qësendisur këtë operacion të OFL si “sukses spektakolar” dhe ka publikuar mesazhin e një fshatari të zonës, që nga ana e tij është alarmuar dhe e ka konsideruar si “akt terrorist” të Policisë.

Berisha shkruan në Fb: “Sukses spektakolar i OFL! Iu sekuestron fshatarëve drutë e zjarrit! Lexoni denoncimin e fshatarit dixhital.”

"Dua të denoncoj aktin terrorist dhe shkatërrues të Policisë së Shtetit, OFL, në zonën e Devollit, duke sekuestruar drutë me të cilat banorët ushqenin familjen , turp për Policinë e shtetit dhe OFL që lënë banditët në vilat e tyre dhe makinat luksoze, kriminelët sipër parave të pista dhe dhunojnë popullin në mënyrë barbare!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...