Basha: Opozitën nuk e përçajnë dot.Rama synon të manipulojë zgjedhjet me kanabisin

Saturday, 09 May 2020 13:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj zërave që po qarkullojnë së fundmi për situatën në koalicionin opozitar.

“Opozita është e bashkuar, fundi i Ramës është i pashmangshëm,” theksoi Basha.
Pasi ka numëruar akuzat në adresë të kësaj qeverie, cilësuar prej tij si regjim tipik, Basha tha se fundi i kësaj qeverie është tashmë i vulosur.

Në mbyllje të bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, Basha ka pohuar se me gjithë sa po bën, edhe në këtë situatë të fatkeqësisë natyrore, ku mendon për milionat e veta dhe oligarkëve, “laku në qafën e qeverisë po ngushtohet”.

“Laku në qafën e kësaj qeverie regjim po ngushtohet, ndryshimi është i pashmangshëm, fundi i kësaj qeverie është i vulosur. Investimi i Lulzim Bashës dhe PD është që ta sjellë ndryshimin me sa më pak kosto për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë zgjedhje të lira e të ndershme ose do të bëjnë atë që bën çdo shoqëri evropiane kur i mohohen të drejtat themelore”, tha ai.

Modifikuar më Saturday, 09 May 2020 14:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...