Manjani: Është shumë e thjeshtë! Të largojmë Ramën dhe çdo problem zgjidhet

Saturday, 09 May 2020 20:20

"Vetëm një person i mbipushtetshëm kundër gjithë vendit".

Kështu e përkufizon kryeministrin Edi Rama ish-ministri i tij i Drejtësisë Ylli Manjani.

 

Përmes një postimi në Facebook Manjani shprehet se, "kur të mos i ketë ato pushtete që ka do zgjidhen këto gjëra të rënda që ndodhin. Ekonomia, pandemia, shteti, drejtësia, trafiku i drogës, kanabizimi, manipulimi ndërkombëtar, koncensionet, bashkitë e pushtuara nga njerëz pa zgjedhje, liritë e të drejtat, negociatat me BE, të gjitha zgjidhen".

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Duket si pa zgjidhje, por është krejt e thjeshtë politika tashmë.

Është një njeri me të gjitha pushtetet në dorë përballë shoqërisë. Nëse të gjithë ne nuk arrijmë tja heqim pushtetet nga dora, atëhere është më i zoti siç edhe i këndon vetes çdo ditë.

Por në thelb është e thjeshtë fare. Si kurrë më parë, nuk ka një grup kundër një tjetri, as një parti kundër një tjetri. Aq më pak një program kundër një tjetri. Jo!

Vetëm një person i mbipushtetshëm kundër gjithë vendit.

Kur të mos i ketë ato pushtete që ka do zgjidhen këto gjëra të rënda që ndodhin. Ekonomia, pandemia, shteti, drejtësia, trafiku i drogës, kanabizimi, manipulimi ndërkombëtar, koncensionet, bashkitë e pushtuara nga njerëz pa zgjedhje, liritë e të drejtat, negociatat me BE, të gjitha zgjidhen.

Edhe teatri zgjidhet menjëherë, por duhet larguar nga pushteti i vetmuari i çdopushtetshëm.

Është kaq e thjeshtë! Kot komplikohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...