Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka reaguar pas përplasjes së policisë me protestuesit e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, në Ditën e Europës.
Në një postim në Twitter, Pack shkruan se akti i Ramës për t’ia kaluar truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës dhe aksioni brutal i policisë ndaj qytetarëve janë fytyra e vërtetë e premtimeve të tij në takimet evropiane.