”Europa sot shumë e thyeshme”, paralajmërimi nga krerët e BE: Të nxjerrim mësimet tona, nëse qëndrojmë të bashkuar do dalim më të fortë nga kriza

Saturday, 09 May 2020 22:06

Krerë të BE kanë kërkuar përpjekje më të mëdha për luftimin e pandemisë së Coronës dhe pasojave të saj. “Ne duhet të bëjmë më shumë për të përmirësuar jetën e më të varfërve dhe të dobtve në shoqërinë tonë”, shkruan presidentja e Komisionit Europian, Ursula, kreu i Këshillit të BE, Charles Michel dhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një artikull për rrjetin redaksional gjerman “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

“Miliona vetë tani qëndrojnë para një të ardhmeje të pasigurtë, pasi kanë humbur vendin e punës apo sipërmarrjen e tyre”. Sidomos të prekur janë më të rinjtë dhe gratë. Motori ekonomik i Europës duhet të vihet sërish në lëvizje.

“Ndarje me të shkuarën”

Dalja nga kriza kërkon “hov të ri politik dhe ndarjen me të shkuarën” shkruajnë tre krerët më të rëndësishëm në BE. “Ne duhet të pranojmë, që kemi nevojë për ide e instrumente të reja për rindërtimin.” Në të njëjtën kohë von der Leyen, Michel dhe Sassoli paralajmërojnë nga dobësimi i BE. “Europa është momentalisht shumë e thyeshme.”

Charler Michel (nga majta),David Sassoli dhe Ursula von der Leyen

Por vetëm një BE e fortë mund të mbrojë trashëgiminë tonë, theksojnë politilanët. Rimëkëmbja e ekonomisë duhet të orientohet nga shkenca, me qëllim që BE të mëkëmbët e të forcohet qëndrueshëm. “Nuk duhet ta shtyjmë luftën kundër ndryshimit të klimës, ne duhet të ndërtojmë përmirësimin ekonomik mbi bazën e Green Deal.”

Babai i Uninonit Montana

Politikanët e BE kujtojnë Robert Schuman. Para 70 vjetësh ministri i atëhershëm i Jashtëm francez kishte propozuar bashkimin e industrisë së qymyrit e çelikut të vendit të dikurshëm armik Gjermanisë me atë të Francës. I ashtuquajturi Unioni Montana konsiderohet si bërthama e BE. „Këta njerëz besonin se nga rrënojat e luftës mund të ngrihej një Europë dhe një botë më e mirë”, theksojnë krerët e BE. „Nëse i nxjerrim mësimet tona dhe qëndrojmë të solidarizuar e të bashkuar për vlerat tona, atëherë Europa këtë herë do të dalë më e fortë nga kriza.”

/DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...