Eksperti i Bujqësisë Eduart Sharka në një intervistë për Fax News, ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për lejimin e kultivimit të hashashit për arsye shëndetësore. Sharka tha se fermerët që do të përfitojnë do të jenë ata me kollare, dhe fermerët e vërtetë do të ndeshen me problemin e mungesës së fuqisë punëtore.
“Unë jam konsultuar me fermerët për këtë njoftim të kryeministrit që ka shumë paqartësi, ata thonë se në rast se ky propozim ka lidhje me rritjen e ekonomisë pse jo. Ata shprehin bindjen e tyre se në këtë rast do të përfitonin fermerët me kollare, që kanë përfituar vazhdimisht dhe subvencione. Për fermerët e vërtetë do të kishte vështirësi dhe në gjetjen e fuqisë punëtore.
85% e sipërfaqes së tokës zotërohet nga fermerët, me shumë parcela të vogla, shumë pak ka ferma, për shkak të vështirësive të transaksioneve të shitblerjes së tokës. Me aq informacione sa unë kam, kultivimi i hashashit mund të ndikojë në rritjen e ekonomisë, por mua më interesojnë fermerët”, u shpreh Sharka.
“Ajo që kam dëgjuar nga fermerët është se kanabisi zhduk bletën, që është një element shumë i rëndësishëm për bujqësinë”, tha më tej Sharka.