Neritan Ceka kujton Maks Velon: ”Nuk bënte pakt me djallin”

Hënë, 11 May 2020 17:48

Politikani dhe arkeologu, Neritan Ceka në një lidhje live me rubrikën ”Opinion” në News24 ka kujtuar mikun e tij të ndjerë Maks Velon, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Ceka thotë se arti i Maks Velos ishte social dhe ai kurrë nuk bënte pakt me djallin që në rastin e Shqipërisë është politika.
Më tej Ceka thotë se Velo nuk e kishte problemin me sistemin por me përpjekjet e klasës politikë për të shtypur intelektualët dhe artsitët që mendimi i është marrë shumë pak për bazë në 30 vitet e fundit.

Brezin e artistëve të viteve ’70 të cilëve u përkiste edhe Maks Velo, Ceka i krahason të barabartë me atë të Lasgush Poradecit, Migjenit apo Dhimitër Pashkos.

”Një i njohur i vjetër. Ishim rritur në një lagje, përgjatë rrugës Hoxha Tahsim. Nënat tona ishin mike. Kisha distancë ashtu si Maks Velo, që as hynte në botën e tjetrit dhe as të hynte në botën tënde. Pra mbante atë distancën.
Kur ishte çështja për liritë, dilte nga bota artistike. Edhe në art ishte inovator. I dorës së lirë dhe jo i mbylljes së artit, arti i tij ishte social. Jo vetëm kombëtare por edhe botën globale të artit bashkëkohor. Për artin nuk bënte kompromise. Nuk bënte pakt me djallin, që në Shqipëri është pushteti dhe veçanërisht në mendimet e tij për arkitekturën.
Nuk kishte probleme me sistemin, por me përpjekjet e sistemit për të nënshtruar artin.
Brezi i Maks Velos dhe i viteve ’70 është i barabartë me kontributin e brezit të Migjenit, Lasgush Poradecit dhe Dhimitër Pashkos.
Nuk kemi pasur biseda intime. Një vend takim ka qenë jashtë publikut, në fundin e cepit të radhës së parë të Teatrit ashtu si dhe në vende të tjera. Ajo çfarë kuptova nga ai është që jeta të frymëzohet paralel me frymën, dashurinë për kombin dhe atdheun. Ai jo vetëm kontribuoi por dhe u persekutua dhe e ndjeu veten jashtë zhvillimit ku duhet të ketë vulën e vet në zhvillimin e shtetit shqiptar.

Shtëpia e tij monument kulturë është meritë e familjes, jo e pushtetit që e pranon këtë dhuratë. Shtëpia e Maks Velos nuk ka vlera arkitektonike, por ka vlera brenda. Ka qenë një kalvar i vërtetë për atëhere kur nuk është pranuar, por pas viteve ’90 nuk u imponua pasi pushteti nuk ka qenë miqësor me intelektualët, nuk ka shfrytëzuar talentin dhe dashurinë e tyre për atdheun. Shumë pak është pyetur ai për fizionominë e arkitektonikës në vend dhe sidomos në Tiranë. Kanë futur hundët holandezë, italianë dhe s’k asnjë vlerë apo dashuri që i duhet arkitektonikës.”- tha Neritan Ceka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...