Një debat i nxehtë, është shënuar midis kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe gazetarit Bledi Koka, ku ky i fundit e ngacmoi se pse Kryemadhi nuk foli gjatë kësaj kohe që Rama u rrit.
‘Unë kam foto të tjera shumë të bukura me Ramën duke qeshur.
Unë qesh me batutat e tij, për budallallëkun e tij.
Kemi qenë para TK-së, ata bënin Kongresin e PS dhe thoshim ‘Nuk e çmontoi Berisha Partinë Socialiste për 20 vjet, dhe këtë e bëri Rama.
Mund tju duket e çuditshme, por në vendimet politike të Metës nuk kam ndërhyrë dhe nuk do ndërhyj asnjëherë. Kjo është e pabesueshme, por është e vërtetë.
Unë vazhdoj ti qëndroj djegies së mandateve edhe pse Meta është kundër.
18 deputetët që ka zgjedhur Ilir Meta dy javë para zgjedhjeve të vitit 2017, kanë qenë zgjdhja e Metës.
Dhe ata nuk do ndërrmerrnin një vendim kundra Metës.
Çdo vendim i Monikës nuk ka qenë individual, por i grupit parlamentar të LSI-së.
E dogja unë mandatin dhe u ngritën të gjithë dhe thanë do ta djegim.
Ajo që është e rëndësishme Bledi, është që të mos e fusni opinionin publik në një terren ku nuk ka zgjidhje.’