Ministiri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me deklaratën e sotme të Kryeprokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në raportimin para Komisionit të Ligjeve i cili tha se ka shtim të rasteve të kultivimit të háshashit, në katër rrethe të vendit, Vlorë, Krujë, Gjirokastër e Shkodër.
Lleshaj gjatë intervistës për “Hard Talk” u shpreh se :“Nuk kam dijeni, sigurisht që ka rëndom, ka raste që policia kap sasira të vogla, ka gjithmonë në ulje. Ky vit ka shënuar ulje akoma të rëndësishme. Duhet të keni parasysh që kanábis në sasi të vogla kultivohet edhe në Londër.
Deklarata e Lleshajt
“Nuk kam dijeni, sigurisht që ka rëndom, ka raste që policia kap sasira të vogla, ka gjithmonë në ulje. Ky vit ka shënuar ulje akoma të rëndësishme. Duhet të keni parasysh që kánabis në sasi të vogla kultivohet edhe në Londër. Nuk është fjala që këtu e kemi zeruar ne çdo tentativë kultivimi por e kemi ulur. Raste sporadike ka, sigurisht që ka dhe përpjekja e Policisë së Shtetit për ta kontrolluar territorin në mënyrë rigoroze dhe për të goditur çdo rast vazhdon edhe sot. Tentativat tani janë të izoluara, në sipërfaqe shumë të vogla dhe në territore shumë të largëta. Kjo tregon se mbijetesa e këtij fenomeni në Shqipëri tashmë është e pamundur”, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj”.