Kryemadhi:Nëse Rama heq dorë nga reforma dhe ambasadorët flasin për opozitën, do protestoj përpara ambasadave te tyre e do kërkoj largimin nga Shqipëria.

Tuesday, 12 May 2020 08:23

Gjatë intervistës së saj për emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri TV, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë.

Sipas saj, Nëse Rama heq dorë nga reforma dhe ambasadorët flasin për opozitën, atëherë ajo do të dalë vetë në protestë për largimin e tyre nga Shqipëria.
Pjesë nga diskutimi në studio:

Çim Peka: Si do vini në pushtet zonja Kryemadhi?

Kryemadhi: Me votë do vijmë. Pse do vijmë me armë?

Çim Peka: Me këtë reformë zgjedhore? Zoti Rama u duk qartë që hoqi dorë nga reforma...

Kryemadhi: Atëhere ka një problem tjetër. Në qoftë se zoti Rama heq dorë nga reforma zgjedhore, atëherë unë po pashë më këta ambasadorët e huaj, që dalin dhe flasin për opozitën e mbrojnë qeverinë, do të kërkoj publikisht dhe do të dal në protestë para ambasadave të tyre, largohuni nga Shqipëria. Unë vetë si Monikë, si qytetare, në qoftë se zoti Rama e saboton reformën zgjedhore. Sepse, ka një problem, që ne gjithmonë ecim me fundin. Rama ecën me detaje dhe nëpërmjet detajeve ndërton gjithë puzzle-in politik. Jo pa qëllim të nxorri Vasilika Hysin dhe tha ne nuk presim opozitën jashtë parlamentare për reformën zgjedhore. Për çfarë do e presi Vasilika Hysi opozitën? Opozita ja ka dorëzuar propozimet. Dhe këta përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Ambasadës Amerikane që janë në tavolinë, le ta mbajnë shënim dhe të thonë që Partia Socialiste ishte refraktare, nuk pranoi propozimet e opozitës dhe as të diskutojë për ato çfarë thotë opozita. Sepse unë për shembull mund të them që nuk dua Çim Pekën se është me mjekër dhe me kollare me vija, ai thotë unë do të sjell një Pekë tjetër që nuk është as me mjekër, por me kollare. Se këtë ka diskutimi. Se në fund të fundit çfarë jemi ne? Edhe sot në takimin online që kanë pasur, që komunikova me zotin Vasili, por edhe çfarë dëgjova nga prononcimet, nuk mund të vazhdojmë më të flasim kur të mbjellim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...