“Qeveria po i shkel një sy trafikantëve”, Lubonja: Pse po mendon pikërisht tani të legalizojë kanabisin medicinal Shqipëria

Hënë, 11 May 2020 22:50

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 u shpreh kundër legalizimit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri për arsye mjekësore.


Sipas tij, janë disa arsyet që po e shtyjnë qeverinë shqiptare të shkojë drejt legalizimit.

“Unë dua të them që Shqipëria asnjëherë s’ka reshtur së trafikuari kanabis, përkundrazi e ka rritur atë ndër vite. Tani jemi në një situatë ku me krizën që ka krijuar pandemia, ka pakësuar të ardhurat e ndershme, në mungesë të këtyre dhe prurjeve të emigrantëve, qeveria po mendon që atë gjë që e luftoi, po e përqafon, po i shkel një sy trafikantëv. Duke hapur rrugën, legalizimin e kultivimit të kanabisit medicinal, qeveriai hap rrugën të gjithë atyre që janë marrë me këtë punë”.

Lubonja shtoi se, “Kanabisi medicinal sjell ca të ardhura, por në këtë tokë të bëkuar mund të mbjellim shumë gjëra, ne nuk preferojmë ta mbjellim me prodhime i sjellim nga vendet e tjera. Jemi kthyer në konsumatorë, paratë për të blerë këto mallra na vijnë në shumicën e rasteve nga pastrami i parave të trafikantëve. Duhet thënë që kanabisi është legalizuar në shtete shumë të zhvilluara, si Holanda. Bëhet fjalë për një kanabis të lehtë pra me përqindje të ulët..sigurisht që jam kundër legalizimit për Shqipërinë”,- tha ai.

Ndryshe nga Lubonja, mendon kreu i “Zgjidhja”, Koco Kokëdhima,i cili tha se Shqipëria do përfitonte shumë nga legalizimi i kultivimit të kanabisit medicinal, por kishte frikë se qeveria do t’i ndryshonte drejtimin.

“Është një treg i madh europian ai i kanabisit medicinal, si mund ta injorojë Shqipëria e varfër këtë gjë? Bujqit tanë shkojnë e punojnë në fermat e grekëve për kultivim kanabisi. Sigurisht që kjo nuk është pa risk se Qeveria mund të mos e implementojë këtë projeket në favort të popullit dhe interest publik, pra mund t’ja humbë përjetësisht Shqipërisë këtë mundësi, rreziku i dytë është që kjo ekonomi legale të vihet në dorën e mafies së drogës, ka shumë gjasa që qeveria jonë të mos jetë transparente, po ashtu që ky projekt të trajtohet në mënyrë sipërfaqësore”,- tha Kokëdhima.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...