Vasili nxjerr dokumentin: Shih si gjobitet qytetari se shkon të ndihmojë nënën 90-vjeçare. Xhagajdurët e policisë…

Premte, 15 May 2020 09:54

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer në thirrje e mallkim për kryeministrin Edi Rama teksa publikon gjobën ndaj një qytetari 61 vjeç pasi ka shkelur masat për të ndihmuar nënën 90-vjeçare.

“Plasi sytë Edi Rama !

 

Shihe si gjobitet qytetari se shkon të ndihmojë nënën 90-vjeçare. (DOKUMENTI).
Edi Rama ti kujdesesh per nënën tënde dhe mirë bën.
Po turp nuk të vjen që lëshon xhagajdurët e tu të policisë, që gjobisin paturpësisht qytetarin 61-vjeç që shkon të ndihmojë nënën 90-vjeçare.
Turp dhe të zëntë nëma e të gjithëve ne se ke kazëm dhe jo zemër”, shkruan Vasili.

  • foto galeri
  • foto galeri
Login to post comments