Basha: Grabitja e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë është akt lufte!

Premte, 15 May 2020 10:12

Lulzim Basha, kryetari i opozitës, e ka konsideruar grabitjen e teatrit Kombëtar nga qeveria në kulmin e pandemisë, si një akt lufte ndaj shoqërisë. Në mesazhin e tij në Twitter sot, në vijim të zhvillimeve të furishme politike lidhur me shembjen e godinës dje, Basha  ka nënvizuar me forcë:

“Afera me Teatrin Kombëtar është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga Ramavirusi: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord.”

Në vazhdim, kreu i opozitës ka publikuar edhe mesazhin e organizatës “Europa Nostra”.

 
 
 
 
 
 
 
Login to post comments