Shpërthen vatra e fasonerisë në Durrës, rriten ndjeshëm rastet

Premte, 15 May 2020 10:45

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Durrës.

Bëhet fjalë për punonjëset e fasonerisë, të cilave iu mor tamponi një ditë më parë, pasi u identifikua një grua 41-vjeçare pozitive që punonte në këtë fasoneri.

Janë marrë 27 tampone dhe 7 prej tyre kanë rezultuar pozitive. 

Së bashku me dy rastet aktive të raportuara më herët, 71-vjeçari dhe 41-vjeçarja, të dy banorë të Plazhit, por pa lidhje midis tyre, numri i rasteve aktive në Durrës shkon kështu në 9.

 

Modifikuar më Premte, 15 May 2020 12:42
Login to post comments