Ish-këshilltarët e LSI kundër vendimit për shembjen e teatrit: Lali Eri “mos u ngref si sorra në gjem”

Premte, 15 May 2020 10:48

Grupi ish-Këshilltarëve të LSI reagon ndaj vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e quajtur atë të paligjshme.

Ata thonë se janë në krah të Alenacës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa kryebashkiakut Veliaj I kujtojnë një shprehje tironce, duke I kërkuar të tërhiqet nga ky vendim.

REAGIMI I PLOTË

Dje Këshilli Popullor i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ka miratuar në errësirë fshehftas publikut, vendimin për shëmbjen e një nga godinave të trashgimisë sonë kulturore, Teatrin tonë Kombëtar!
Grupi ish-Këshilltarëve të LSI dënon me forcë këtë vendim të marrë në mënyrë të paligjshme nga ana proceduriale siç e kērkon Ligji për Pushtetin Vendore, pa transparencë me komunitetin, me vendime të fallsifikuara, dhe që shkatëron në mënyrë brutale një godinë që mbart historinë e shumë brezave dhe rrëmben një pronë publike.
Pasi nuk ia arritën dot për gati 2 vite të përdornin Këshillin e kaluar Bashkiak, dështuan për të aritur 3/5 e votave duke tentuar blerjet e Këshilltarëve të Opozitë së Bashkuar, të cilët u bënë mburojë e interesit publik, pasi miratuan një ligj special antikushtetues duke ja dhënë oligarkëve truallin e Teatrit, tani ja rrikthyen pësëri Këshillit Bashkiak, të cilin edhe pse e kanë monopartiak me 100% të votave, nuk guxojnë ta mbledhin por ia fallsifikojnë vendimet.
Garantojmë aktorët, qytetarët qëndrestarë të Aleancës, se do qēndrojmë pranë tyre edhe sot, ashtu sikurse edhe dje, në mbrojtje fizike të godinës dhe truallit tē Teatit Kombëtar, duke mos lejuar në asnje rast shëmbjen e saj.
I bëjmë thirje Lali Erit të Bashkisë, duke i kujtuar një thënie të urtë Tironce – “Mos u ngref si sorra në gjem”, të tërhiqet menjëherë nga ky vendim i turpshëm në dēm të histrorisë kulturore të qytetit tonë të përbashkët, pasi shqiptarët shumë shpejt do të shembin me votë ngrehinën pa leje të Rilindjes, që pasi i varfëroi ekonomikisht, tani kërkon edhe tu nëpërkëmbë dhe mohojë identitetin kulturor.

Login to post comments