Basha: Alarmi i qytetarëve në Sukth, dëshmi se Rama i ka braktisur shqiptarët

Premte, 15 May 2020 11:35

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar sot në Sukth dhe ka dëgjuar problemet e banorëve të atjeshëm lidhur me situatën e rëndë që është dyfishuar pas tërmetit, prej krizës së koronavirusit.

Basha ka dalë në përfundimin se kreu i qeverisë i ka braktisur shqiptarët.

 

“Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit, - shkroi Bashan ë Fb. - Ramavirusi ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot.

Alarmi i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t'u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes.”

 
 
Login to post comments