Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar për përplasje nëse preket Teatri Kombëtar. Ajo denoncoi ‘live’ në një lidhje me News24 se sapo i kishin arhdur fotot që kryeministri Edi Rama ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat e gazit për protestuesit. Kryemadhi tha se ndryshe nga herët e tjera nuk do lëvizin pavarësisht nëse hidhet gaz lotsjellës dhe nëse ajo bie në kontakt mund t’i sjellë edhe vdekjen, shkruan “BalkanWeb”.
“Dje ishte zoti Basha, sot është radha ime për të ndenjur natën. Dezhurnin si të thuash. Nesër do jetë dikush tjetër. Është mbështetje morale dhe fizike. Nuk do guxojë të hyjë asnjë fadromë pa kaluar mbi trupat tanë. Aty jam unë dhe le të shkelin trupin tim.
Zoti Rama i ka bërë gati fadromat, ka lajmëruar dhe gardën dhe FNSH, më çuan fotografi që ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotjsellës. Ndryshe nga herët e tjera unë do të qëndroj aty. Me diagnostikimin që kam unë, nëse hidhet gaz lotsjellës unë vdes në vend. Një pikë gjak po ra në atë shesh është kokë më kokë me Edi Ramën”, deklaroi Kryemadhi.