Dialogu Kosovë- Serbi/ Borrell: Duhen më shumë marrëveshje mes vendeve për normalizim

Premte, 15 May 2020 16:22

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell propozon që të ketë më shumë marrëveshje mes Serbisë dhe Kososvës. Në fakt SHBA ka ndërmjetësuar mes Richard Grenellit disa marrëveshje bashkëpunimi por Borrell tha se duhen më shumë.

“Në parim, Bashkimi Evropian mbështet të gjitha masat dhe veprimet që kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit midis njerëzve. Kjo është një nga mënyrat që çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje më shumë normalizim,” tha Borrell.

Pikërisht ky përfaqësues i BE pak kohë më parë nuk përjashtoi edhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve që shkaktoi dhe shumë reagime në Kosovë por më pas i dërguari i BE për dialogun, Lajçak qetësoi gjendjen duke thënë se nuk është pjesë e axhendës.

Login to post comments