Protesta për Teatrin/Neritan Licaj: Vendimi i Këshillit Bashkiak i pabesë, ata nuk kanë parë gjë akoma

Premte, 15 May 2020 17:06

Aktori i mirënjohur Neritan Licaj në një intervistë për “News 24”, duke folur për prishjen e mundshme të Teatrit Kombëtar, deklaroi se vendimi i Këshillit Bashkiak për të rrënuar TK-në është i pabesë.
Licaj nënvizoi se ata nuk kanë parë akoma, ndërsa shtoi se ky pushtet është i lodhur e i rraskapitur.
“Aty ka falsifikim dokumentesh, cfarë nuk ka aty. Vendimi i Këshillit Bashkiak është i pabesë. Nuk kanë parë gjë akoma. Në Teatër nuk është bërë asnjë ekspertim. Pushteti vendor i rraskapitur vendor nuk bën gjë. SPAK hapi hetimin sot. Bashkia nuk ka fuqi të ndërhyjë.
Kjo është qeveri e lodhur dhe e rraskapitur vetëm gënjen edhe për koronavirusin, duke thënë se kanë raste të reja që të karantinohet prapë populli që të mos dalë në protestë. Harrojnë se nuk i ha më njeri këto gënjeshtra”, tha Licaj.

Login to post comments