Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani rekomandon që SPAK ta nisë hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar duke sekuestruar dokumente zyrtare si dhe ato të truallit e godinës së Teatrit me të cilat më pas shkohet tek autorët e veprave penale.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se për të ndaluar ardhjen “e pasojave të mëtejshme kriminale duhet ta bllokojë për llogari të hetimit atë aset publik”.
“Nëse SPAK do të tregojë se është gjallë duhet ta bëjë këtë gjë. Tua heqë nga dora objektin “të dyshuarve të arsyeshëm” që duan të bëjnë krim me të“, shkruan ish ministri.
Postimi i plotë i Ylli Manjani
Nëse vërtetë SPAK ka vendosur të hetojë për skandalin kompleks të Teatrit Kombëtar, qoftë dhe pa autor siç thonë lajmet, le të fillojë me sekuestrimin e dokumenteve zyrtare si dhe të truallit e godinës së Teatrit.
Nga provat dokumentare e materiale shkohet tek autorët e veprave penale. Si metodologji do ishte shumë korrekte.
Ndërkohë edhe për ndaluar ardhjen e pasojave të mëtejshme kriminale duhet ta bllokojë për llogari të hetimit atë aset publik.
Nëse SPAK do të tregojë se është gjallë duhet ta bëjë këtë gjë. Tua heqë nga dora objektin “të dyshuarve të arsyeshëm” që duan të bëjnë krim me të.
Ta bllokojnë si fillim ardhjen e mëtejshme të pasojës kriminale dhe të hetojnë sa të duan dhe pa presion kohor. Çështja është vërtetë komplekse dhe përfshin shumë persona zyrtarë.
Do ishte një fillim i mbarë, nëse….