"Gjobë 10.000.000 lekë të vjetra ndaj programeve televizive, se nga dy kishin tre veta në studio. Por nga ana tjetër qeveria marsh të lartë legalizimit të kanabisit, amnistisë fiskale dhe shembjes së Teatrit Kombëtar, duke shkelur ligje, rregulla, kushtetutë e parime.
Për mua personalisht asgjë e re, prej vitesh provova mbylljen e transmetimit live, me një ulje leve.Qëndrova tre vjet larg medias, profesionit tim" eshte shprehur me nje status ne rrjetet sociale gazetarja e mirenjohur Sonila Meco , e cila goditet per here te dyte me mbyllje emisioni dhe televizioni ne te cilen punonte, nga qeveria e Edi Rames. Por ketu nuk eshte goditur vetem Sonila si individ,si gazetare , eshte goditur mendimi i lire.
Rama prandaj ka gjobitur dhe kërcënon me mbyllje RTV Ora, me qëllimin e vetëm për të mbytur zërat kritik si te Sonila Meços.
Fjala në Shqipëri ka kohë që është mbytur me mijëra marifete. Me burg e pa burg. Me interesa dhe penalizime. Me hapje dhe mbyllje.
Regjimet në thelbin e vet, sikurse dhe ky i yni janë antinjerëzore dhe goditja e çdo vlere të tillë është në rendin e ditës së tyre.
Mbytja e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë mbetet qëllimi i tyre final.Terrori më i madh për një qeveri të varur në trekëndëshin e paaftësisë, kriminalizimit e korrupsionit, është përmendja e së vërtetës.
Ky nuk eshte Edi Rama i vitit 1990, i cili fliste për mendimin e lirë dhe kundërshtimin e sistemit, Edi Rama qe kemi perballe sot eshte armik i demokracisë, armik i votes se lire.
Atë e tmerron çdo media te cilen nuk e kontrollon, atë e tremb çdo gazetar i lirë .
Prandaj sot nuk eshte goditur vetem Sonila Meco dhe Ora News, sot eshte goditur per te dyten here mendimi i lire.Po instalohet seriozisht diktatura dhe askush nuk duhet te heshte.