Pak ditë më parë,'Reporterët pa Kufij' dhe Këshilli i Europës, në raportet e tyre, kritikuan qeverinë për sulmet e saj ndaj medias. Ndërsa një ditë më parë ishte ambasadorja Yuri Kim, e cila do të shprehej se, "liria e medias është thelbësore për demokracinë". Ndërsa sot, ISSH ne menyre te turpshme dhe arbitrare kërkoi mbylljen e televizionit Ora News.
Ora News ka qene nder te paktit televizione te lira te cilet kane denoncuar dhe folur hapur per tenderat sekrete dhe te palarat e qeverine.Por Ramen e tmerron çdo media te cilen nuk e kontrollon, atë e tremb çdo gazetar i lirë sic eshte Sonila Meço.
Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike.Çdo mënyrë për të vendosur censurë mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes është e ndaluar, e papranueshme dhe e patolerueshme.Në përpjekje për të shuar çdo zë kritik ndaj abuzimeve të panumërta të Kryeministrit dhe kabinetit të tij, Rama bëhet polici dhe gjykatësi i medias.
Sot, Shqipëria nuk është më demokratike. Kryeministri po realizon pushtetin diktatorial me rregullat e virusit. Liria e medias është kushti 15 për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Por me Ramën, cdo ditë që kalon, na con më larg Europës. Diktaturat nuk kane paralajmerime instalohen dhe veprojne me keto lloj aktesh.
Prej 7 vitesh po bejne te pamunduren per t'ua nxire jeten shqiptareve te cilet vuajne per buken e gojes, shqiptaret sot mbajne rekord ne Europe per numrin e larte te kerkesave per azil duke ia kaluar edhe Afganistanit e Irakut, le te kujtojme skandalin e Unazes se Re, Teatrit dhe tenderave skandaloze me ane te te cilave ka perqendruar pasurine e vendit ne duart e vetem 5 oligarkeve, burgosjen ,dhunen e helmimin ndaj qytetareve te ndershem,perdorimin e pandemise per te instaluar diktaturen dhe goditjen e medias e fjales se lirë sic ndodhi edhe sot me Ora News.Po cmendin nje Shqiperi te tere, por shume shpejte do te mbyten ne marrezine e tyre.