Liçaj: Rama dhe Veliaj dy gangsterë, do iu tregojmë fundin politik

Saturday, 16 May 2020 21:00

Aktori Neritan Licaj gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, u shpreh se tashmë kryeministri dhe kryetari i Bashkisë Tiranë janë praktikisht dy gangsterë.

Licaj tha se artistët e vërtetë do të qëndrojnë e do mbrojnë teatrin, ndërsa politikanët që udhëheqin këtë “operacion” për shembjen e godinës së TK, do të kenë shumë shpejt, sipas tij, fundin politik.

 

“Kanë shkelur Kushtetutën dhe kjo është një tragjedi. Po luajnë me emrat e heronjve kombëtarë. Ata duan të përcajnë komunitetin e artistëve. Ata përcajnë, sepse kështu duan të sundojnë. Duan të sundojnë me dhunë. Nuk kanë fytyrë e nuk kanë për të pasur për sa kohë që nuk janë me popullin. Jemi në diktaturë. E kush i bën këto, ata që janë zezonjë brenda.

Dy njerëz kanë zezonjë brenda tyre. Duhet të ngrihemi sepse kështu nuk vazhdohet më. Nëse rrëzojmë këta dy gangstere, janë gangstere, sepse ata veprojnë me dhunë, nuk do kemi frikë as në të ardhmen. Rrugë të mbarë në fundin tënd politik për personin që do të prishë Teatrin. E meriton fundin, sepse je i zi dhe e meriton”, u shpreh Licaj.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...