Mediat italiane:Ky është Rama që nuk e njohim. Dhunë mbi artistët dhe ruspa mbi Teatrin Kombëtar

Diel, 17 May 2020 18:45

Mediat italiane i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Së pari, për faktin se objekti është ndërtuar nga arkitektë italianë dhe përfaqëson një model shumë afër arkitekturës së këtij vendit. Së dyti, për dhunën që është ushtruar ndaj artistëve, e cila duket si diçka e pakonceptuar për vendet e BE.

Agjencia e lajmeve “Dire” shkruan se “ky është Edi Rama që nuk e njohim. Jo ai që tregon solidaritet dhe dërgon mjekë në Itali, por një kryeministër që përdore ruspat për të shembur Teatrin Kombëtar dhe policinë për dhunuar artistët”. Gjithashtu, agjencia pasqyron qëndrimet e opozitës dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Login to post comments