'U tërhoqën zvarrë gra e vajza'/Vokshi: Sot u vulos një krim kombëtar, opozita protesta të përditshme

Diel, 17 May 2020 19:03

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi njoftoi se pas shembjes së Teatrit Kombëtar opozita ka vendosur të vijojë me protesta të përditshme.

Sipas saj, është e pafalshme që gra e vajza u dhunuan e tërhoqën zvarrë nga policë të armatosur rëndë e të maskuar, vetëm e vetëm se kishin dalë të mbronin Teatrin
“Sot është vetëm dita e parë, do vijojmë me protesta të përditshme në mbështetje të Aleancës për Teatrin që tani quhet Aleanca për Mbrojtjen eë Shqipërisë. Ne do kemi mbështetje totale ndaj protestave të tyre dhe të qytetarëve shqiptarë që pavarësisht se rrallohen, grumbullohen sërish. E kemi thënë dhe stërthënë, po Teatri është vija e kuqe. Si do plotësohen kushtet për integrimit tani? Kushti i 15 ishte liria e mediave. Shumë gazetarë i keni në rajone, e keni parë dhunën ndaj zotit Lela, të parët që janë dhunuar këtu ishin gazetarët. Kanë hequr valët, janë marrë zvarrë gra e vajza, janë dhunuar e qëlluar nga policë me maska, të armatosur rëndë. Kë po qëllonin, kë do asgjësonin? Kur ka nisur shembja ka pasur njerëz brenda teatrit. Por si një burracak, hajdut ordiner Edi Rama e vijoi punën”, tha Vokshi në një prononcim për News.
Vokshi, e cila ra vetë pre e dhunës policore ditën e sotme, shtoi se, bashkë me Teatrin është vulosur një krim kombëtar dhe premtoi se opozita do i shkojë deri në fund betejës së saj.

Modifikuar më Diel, 17 May 2020 19:05
Login to post comments