Spak-u si zjarrfikëse për Veliaj-n dhe Ramën.

Hënë, 18 May 2020 12:29

Sipas Prokurorisë së Posaçme, tashmë hetimet kanë nisur për çështjen e prishjes se Teatrit Kombetar, por procedimi nuk është ndaj kryetarit Erion Veliaj. “Hetimet që kemi nisur ne nuk kanë lidhje me shembjen e Teatrit. Janë procedura të tjera. Pra, hetimi ynë nuk ka lidhje me atë që ndodhi sot. Nuk është kompetenca jonë"-eshte shprehur ne nje deklarate kreu i Spak , Arben Kraja.
PSE te dali Kryetari i Spakut te qetesoje rrenuesin e qytetit Erjon Veliajn ose Peshtymoren sic e etiketon shkrimtarja Flutura Açka? Kur ceshtja eshte nen hetim per korrupsion pse duhet te dale Spak dhe ti thote keto dy detaje?
Spak-u eshte krijuar me synimin per te luftuar krimin dhe korrupsionin. Po cfare ka bere deri tani?Vetem ka heshtur.Perdite ka denoncuar opozita , Presidenti i Republikes , nga rastet e renda korruptive si tenderat etj, e deri tek kapja e Gjykates Kushtetuese, por cfare ka bere Spak per keto akuza? Vetem ka heshtur.
Spak-u do te mbahet mend vetem per degdisje dosjesh , kapjen e ndonje pronari te Lojerave te Fatit, apo per arrestimin e ndonje fshatari se ka bere ndonje mur pa leje dhe ta japin ne 20 televizione dhe 200 portale sikur zune armikun e shekullit.

Eshte perzjerje komunisto -rilindase po Spak nuk eshte.

Modifikuar më Hënë, 18 May 2020 12:35
Login to post comments