Presidenti i PPE-së dënon shembjen e Teatrit: Intimidimi dhe dhuna ndaj protestuesve, e papranueshme

Hënë, 18 May 2020 16:30

Presidenti i Partisë Popullore Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të prapranueshme dhunën ndaj artivë dhe opozitës.

 

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë. “

Donald Tusk, si një nga mbështeësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar

Login to post comments