Mazniku:Teatri do binte vetë këto ditë/Analisti vë duart në kokë

Tuesday, 19 May 2020 10:31

Zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin “Open”, ka treguar prapaskenat se përse u prish godina e Teatrit Kombëtar.

I pyetur se përse godina u prish pa u zhvilluar mbledhja e paralajmëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Mazniku tha se gjitha ishte bërë me urgjencë pasi kishte nisur frika se Teatri mund të rrëzohej nga momenti në moment.

Përgjigja e tij ka shkaktuar të qeshura tek analisti Andi Bushati, i cili e ka pyetur edhe njëherë për përgjigjen e tij. Me buzëqeshje në fytyrë, Mazniku e ka përsëritur edhe njëherë përgjigjen e tij.

PJESË NGA EMISIONI:

Eni Vasili: Ka evidencë për mbledhjen e Këshillit Bashkiak?

Arbjan Mazniku: Po, mbledhjet janë bërë në e-mail.

Eni Vasili: Pse u shemb të dielën, kur mbledhja ishte lënë për të hënën?

Arbjan Mazniku: U shemb sepse po shembej. Mund të shembej nga dita në ditë. Dhe e prishëm. Ai mund të binte vetë.

Andi Bushati: Këto 5 ditë do të prishej? Do shëmbej vetë ëëë…? (vë duart në kokë dhe qesh)

Arbjan Mazniku: Po, në ndonjë nga këto ditë. Thuhet në dokumentin Institutit të Ndërtimit/ (dosja.al)

Login to post comments