Kryedemokrati Basha ka folur për një konsensus të gjerë që po krijohet përtej radhëve politikelulzim basha Duke iu referuar protestës së djeshme dhe thirrjeve në të për largimin e kreu të bashkisë, Velijat, dhe kryeministit Rama, Basha ka thënë se ky është edhe qëllimi i opozitës, ndonëse, ato thirrje atje nuk u artikuluan nga opozita, por nga aktivistët, artistë e profesorë.
“Këto thirrje nuk kanë ardhur nga opozita, ndonëse janë objektiva të qarta të opozitës. Përshëndes konsensusin e gjerë që shkon përtjet radhëve politike, pastaj i quani politike apo jo është cështje definicioni, qëllimi është largimi i kësaj të keqeje”- tha ai.
Sipas Bashës, e rëndësishme është që shpëtimi vjen duke larguar këtë keqbërës.
“Si shkatërroi teatrin ka shkatërruar vendin, vendet e punës, ekonominë, shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë se largumi I kësaj të keqeje, largimi I Ramës është shpëtimi I vendit dhe shqiptarëve, për mua pak rëndësi ka nëse kjo vjen nga goja e një artisti, profesori apo nga goja e një opozitari”- tha ai.