‘Teatri’, reagimet e ashpra në BE: Mund të pezullojmë negociatat dhe fondet për Shqipërinë

Tuesday, 19 May 2020 11:37

Për shembjen e Teatrit Kombëtar ka pasur reagime të ndryshme nga ndërkombëtarët.
Gazetarja Bruksel, Erisa Zykaj u shpreh se reagimet nga ana e tyre kanë qenë shumë të ashpra. Ajo shtoi se BE ka thënë në mënyrë të qartë se nëse nuk ka një dialog mes palëve mund të mendohet një pezullim i negociatave apo edhe fondeve për Shqipërinë.
Zykaj është ndalur te reagimi i nënkryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul i cili përmes një postimi në ‘Twitter’ është shprehur se shembja e godinës, nxitimi dhe dhuna e zhgënjyen.
‘A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan ‘po-në’ për fillimin e negociatave?’, shtroi pyetjen Wadephul.

Ajo shpjegoi se Komisioni Europian ka pranuar rrëzimin e thirrjes për dialog, ndërsa shtoi se ky vendim është marrë në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu ajo theksoi se përgjigja e marrë për këtë situatë ka të bëjë me dënimin, që kjo thirrje për dialog nuk u dëgjua as nga qeveria shqiptare as nga Bashkia e Tiranës.
Sa kohë ka Shqipëria për të rregulluar diçka?

Zykaj: Hapi i ardhshëm është në qershor. BE ka thënë në mënyrë të qartë se nëse shohim se Shqipëria nuk ka dëshirë të dialogojë me BE në mënyrë të civilizuar, ndoshta ne duhet të mendojmë që të pezullojmë negociatat apo edhe fondet për Shqipërinë. /AbcNews

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...