”Krim moral në Tiranë”, gazeta gjermane jehonë shembjes së Teatrit: Qeveria e përdori gjendjen e luftës, protestat tani janë kundër diktaturës

E mërkurë, 20 May 2020 09:33

Një Krim moral në Tiranë
Në një aksion natën që gazetat gjermane e quajne ‚mjegullor‘ u shkatërrua teatri kombëtar që në rrënoja mori me vete një pjesë të identitetit kulturor dhe thelloi më shumë konfliktin mes qeverisë dhe opozitës.

Pa lajmërim të djelën herët fadroma e derguar goditi me gjithë forcën fasaden e godinës së teatrit. Kulla mbi hyrjen në godinë u rrezua ne menyre marramendëse. Me këtë vendim/ aksion pa kthim qeveria injoroi protesten mbi 2 vjeçare ‚Aleanca për teatrin‘ dhe injoroi protesten popullore.

Pasi javënne kaluar kshilli bashkiak vendosi rrënimin e teatrit, pati një reagim të shpejte nga komisarja e BE, znj. Mariya Gabriel, e cila i bëri thirrje qeverisë të mos marrë „….vendime të pa kthyshme, por te vazhdojë dialogun …
Kontrata me korrupsionin
Para disa muajsh qeveria donte që zonën mbi 8000 m2 t‘ja dhuronte një firme, e cila me shpenzimet e veta do bënte në një siperfaqe më të vogël se çkishte teatri nje më të vogël dhe pjesën tjetër ta shfrytëzonte për interesa vetjake.
Por ktij Deal-i i erdhi era korrupsion dhe protesta e mbrojtësve të teatrit bëri të mundur që ky deal/ plan të çbëhet. Kryetari i bashkise, Erion Veliaj, pranoi që ky plan nuk ishte në rregull dhe premtoi që do ta merrte mbi vete (bashkine) shumen kreditire rreth 30 milion per finalizimin e nje projekti te ri e prestigjoz.
Por kundeshtaret e planit qeveritar ishin per kthimin ne muze te teatrit të vjetër. Dita e shkaterrimit të teatrit shkaktoi protesta te ashprakunder policisë ku pasuan dhe arrestime të shumta.
Në protestë morën pjesë dhe deputete te opozites. Si reaksion i ktij akti perfaqësuesit e opozitës Meta&Kryemadhi paralajmeruan protesta Te ashpra në vazhdim.
Edi Rama e quajti mbështjetjen e protestuesve nga opozita në këtë kohë lufte „të papërgjegjshme“
Duket se qeveria e perdori ‚gjendjen e luftes, si adapte për finalizimin e ktij projekti.

Por cili është roli i vërtetë i opozitës në këtë çështje?

Opozita pasi bojkotoi parlamentin në 2018 dhe e ktheu parlamentin në nje të tillë pa vendimmarrje e ka politizuar kët proteste per qellime te veta.
Duket qarte që ky konflikt i dergoi ujë burimit të opozites qe ka kohe që deshiron dhe mundohet të shkaktojë krize qeveritare.

Kundra Diktaturês!!

As planet mbresëlënëse të arkitektit danez, Bjarne Ingels, nuk e qetesojnë zemerimin e turmes që kët aksion qeveritar e titullojnë “instalim diktature” në Shqipëri dhe teatrin kombetar e kthyen në një ‚simbol qëndrese’ ndaj dhe kundra qeverisë.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj është i gatshëm „..t‘ju zgjasë dorën zemrave të thyera..“ zoti Kastriot Cipi, rregjizor dhe anetar i aleancës per mbrojtje të teatrit në intervisten e tij ndaj gazetës FAZ u shpreh se „…prej tani protesta nuk do të jetë më per teatrin kombëtar por kundra diktaturës..

 

Modifikuar më E mërkurë, 20 May 2020 09:38
Login to post comments