U arrestuan pas shembjes së Teatrit Kombëtar, dalin sot para gjykatës kreu i VV në Tiranë dhe 6 protestuesit e tjerë

E mërkurë, 20 May 2020 09:44

 

Shtatë personat e arrestuar pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Pas protestës së 17 majit, ku policia shembi godinën e Teatrit Kombëtar, u arrestuan shtetasit Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj, për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm.

Siç shihet, mes të arrestuarve është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, i cili iu bashkua protestës së artistëve dhe qytetarëve shqiptarë kundër shembjes së teatrit.

Login to post comments