‘Edi Rama nuk e ka problem për të vrarë njerëz’. Kryemadhi: Teatri do ndërtohet, u shemb për t’i hapur rrugën kullave

E mërkurë, 20 May 2020 15:16

Kryearja e LSi Monika Kryemadhi ka reaguar srrish gjatë një interviste në media për Teatrin Kombëtar.

Ajo ka premtuar se kjo godinë do të ndertohet sië ka qene.

Intervsita ne news 24:

Ola Bruko: Zonja Kryemadhi, ju thoni se sot protestoni edhe për të mbrojtur trashigiminë kulturore me siguri që godina e Teatrit Kombëtar ishte pjesë e kësaj trashëgimie kulturore të vendit tonë, përse nuk arritët që ta mbronit dot?

Kryemadhi: Ajo që dua të them është që 10 njerëz apo dhe 10 mijë njerëz të pambrojtur, pa armë, pa ushtri, burra, gra, fëmijë, pensionistë nuk mund të përballen me një polici të armatosur dhe sigurisht që mbrojtja ndaj teatrit nuk kishte të bënte thjeshtë për të vendosur njerëzit për t’u vrarë dhe për t’u goditur fizikisht.

Edi Rama nuk e ka problem për të vrarë njerëz, sepse Edi Rama i vret njerëzit dhe më pas i harron ata dhe i çon mish për top dhe jam e bindur se si Aleanca për Teatrin ashtu dhe unë dhe çdo përfaqësues tjetër i opozitës nuk ka pasur si qëllim që të bëhen viktima apo kufoma te godina por ka pasur si qëllim që të tregojë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Godinën e teatrit me të vërtet e shembi Edi Rama por ajo do të rindërtohet menjëherë nga fillimi siç ka qenë me të njëjtat projekte të cilat janë të arkivuara dhe do të rikthehet në identitetin e tij.

Ola Bruko: Ku do të rindërtohet?

Kryemadhi: Aty ku është! Aty ku është!

Ola Bruko: Aty ku është do të rindërtohet teatri i ri?

Kryemadhi: Jo aty ku është nuk ndërtohet sepse e para nuk ka para për ta ndërtuar. Teatri është shembur sepse do iu hapi rrugën betoniereve të kullave.

Teatri është shembur për të krijuar distancën sepse po të ishte distanca pronat e bashkisë dhe 300 m2 në 15mijë m2 publike nuk krijonin dot distancën siç janë sipas ligjit të urbanistikës.

Ola Bruko: Projektin bashkia e ka pikërisht aty për ta ndërtuar teatrin e ri...

Kryemadhi: Po unë besoj që e keni dëgjuar pikërisht dje ministren e Kulturës kur tha se nuk ka projekt por është një ide projekt. Dje ministrja e Kulturës ka thënë në një emision tjetër që nuk ka projekt...

Ola Bruko: Po por kam dëgjuar dhe kryeministrin në televizionin ku punoj që tha qartazi që aty do të ndërtohet një teatër i ri dhe shpjegoi dhe projektin dhe madje përmendi dhe kodrën e diellit për një vend ku mund ta ngrini ju nesër teatrin kombëtar për të cilin keni premtuar...

Kryemadhi: Mos e ka përmendur Kodrën e Diellit për Erion Veliajn dhe Arbër Maznikun, Elisa Spiropalin që banon atje, Olta Xhackën deri para një viti, drejtori i Policisë së Shtetit, Altin Basha që është aktor, Gaz Paja, unë banoj aty, doktor Halim Kosova kështu që mos u çudisni që Kodra e Diellit është një rezidencë ku banojnë më shumë socialistë se sa ne të opozitës. Aty do të rindërtohet në të njëjtin vend, sepse nuk do të ketë më mundësi të vazhdojnë. Ai gjithmonë kështu i ka shembur gjithë veprat kulturore të Shqipërisë. Kështu shembi kinematë e Shqipërisë dhe tha se këtu do ta rindërtojmë Tiranën dhe nuk u ndërtua kurë, por u ndërtun kulla të trojekt e kinemave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...