Përfaqësues të Partisë Demokratike të Beratit janë nisur sot drejt protestës së thirrur në orën 17:30 në Tiranë nga Aleanca Kombëtare për mbrojtjen e teatrit dhe opozita. Nisja e protestuesve beratas është kryer rreth orës 14:30 nga selia e Partisë Demokratike Berat, ku janë nisur rreth 25 automjete të vogla, ndërkohë që më herët dhe në orare të ndryshme janë nisur edhe automjete të tjera.
Kryetari i Partisë Demokratike në Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se makinat e protestuesve edhe sot po pengohen rrugës drejt Tiranës nga policia rrugore pa asnjë shkak.
“Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtave të çdo qytetari. Qëndresa jonë do të jetë e fortë dhe të gjithë bashkë do të bashkohemi në protestë në kryeqytet”, -ka thënë Azizi.