“Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë dhunen është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!”. Kjo është deklarata e presidentit Ilir Meta në lidhje me protestën që ndodhi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku disa artistë e përfaqësues të shoqërisë civile u shoqëruan.
Teksa ka publikuar një video nga episodet që u shoqëruan ditën e diel, kreu i shëtit thekson se demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!
“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!
Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!
Kurajë qytetare dhe solidaritet!
Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!
Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! 🇦🇱”, shkruan Meta, pak orë para protestës së paralajmëruar sot nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.