Situata e tensionuar politike pas shembjes së teatrit, presidenti Meta takon për gati 1 orë opozitën e bashkuar

E Enjte, 21 May 2020 10:25

Pas një sërë zhvillimesh politike që solli shembja e Teatrit Kombëtar, ku deri më tani janë mbajtur 2 protesta, presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot në një takim forcat politike opozitare.

Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se takimi mes kreut të shtetit dhe opozitarëve jashtëparlamentar u mbajt tek Vila 4 dhe jo në pallatin e Brigadave siç ishte parashikuar. Ky takim nisi pak pas orës 09:00 dhe mbaroi në orën 10:10.

Nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të bisedojë presidenti me liderët opozitarë, por nisur nga situata, pritet që të flitet për gjendjen aktuale politike në vend.

Modifikuar më E Enjte, 21 May 2020 12:50
Login to post comments