Takimi me Metën/Basha: Diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj

E Enjte, 21 May 2020 10:33

Takimi i Presidentit Të Republikës, Ilir Meta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët opozitarë ka përfunduar.

Pas takimit reagoi kreu i opozitës, Lulzim Basha.
"Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve"

"Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do shpëtojnë kur të bashkuar kundër së keqes do t'ju drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme," shkruan Basha.

Login to post comments