Përkujtimi i revoltës së Spaçit, Nishani: Sakrificat mbeten përherë të nevojshme, ato nuk shkojnë kurrë kot

E Enjte, 21 May 2020 13:18

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka përkujtuar revoltën në Burgun e Spaçit.

Në një shenim në faqen e tij në facebook ai shkruan se “Koha vërtetoi se nuk ekziston forcë, dhunë, bandë pushteti, diktaturë, që të asgjesojë lirinë, të drejtën, të ardhmen e një populli, e një kombi”.

 

Ja postimi i plotë:

Sot nderojmë rezistencën, revoltën, kryengritjen nga të burgosurit politikë në Burgun e Spaçit.

Koha vërtetoi se nuk ekziston forcë, dhunë, bandë pushteti, diktaturë, që të asgjesojë lirinë, të drejtën, të ardhmen e një populli, e një kombi.

Drejtësia nuk mund të ekzistojë kur ligji nuk vepron !

Liria mund të dhunohet sa herë që barbaria rilind !

E shkuara nuk zhbëhet përsa kohë populli vijon të ekzistojë !

Sakrificat mbeten përherë të nevojshme, por ato nuk shkojnë kurrë kot !

Nderim për heronjtë !

Login to post comments