Partia e të Gjelbërve në Gjermani: Mbështesim protestat në Shqipëri për zgjidhje demokratike

E Enjte, 21 May 2020 13:46

Manuel Sarrazin, deputet i të Gjelbërve në Gjermani, teksa ka reaguar për prishjen e Teatrit Kombëtar, thotë se partia e tij mbështet protestat në Shqipëri, të cilat i shohin si zgjidhje demokratike.

Mesazhi i plotë

”Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës. Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente. Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve”.

Login to post comments