TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se është gati të bëjë çdo gjë nëse populli e kërkon por jo një aventurë dhe lëvizje fiktive. Ai tha në Syri Tv se “nëse do nxjerr dekret për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë”. “Dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar”, deklaroi Presidenti Meta.
“Për shpërndarjen e parlamentit duhet të ngrihet i gjithë populli dhe të dalin 20 burra që janë të gatshëm të marrin në dorë qeverinë e re. Nëse do duhet, Presidenti është gati. Të ma kërkojë populli, por siç e thashë duhet të dalin dhe 20 burra gati që të marrin përsipër qeverisjen. Jam gati të bëj çdo gjë, por jo një aventurë dhe lëvizje fiktive. Nëse 70% e Shqipërisë e ndjen që duhet shporrur diktatura, atëherë Ilir Meta do bëjë më të mirën”, tha Meta.