Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ishin paralelisht në të njëjtën kohë, në dy televizione të ndryshme.
Shefi i qeverisë ishte i ftuar i Sokol Ballës në "Real Story", ndërsa kreu i shtetit në "Çim Peka LIVE", në Syri Television.
Në kohë reale, "Çim Peka LIVE" pati 192 mijë shikues, ndërsa emisioni ku ishte i ftuar Rama 182 mijë.