Në këto 48 orët e fundit për një sy të vëmendshëm kuptohet qartë se ka një reagim të fortë ndërkombëtar për sa i përket akrobacirave të kryeministrit Rama për krizën në të cilën ndodhet vendi.
Në qoftë se do të marrim deklaratat e fundit të institucioneve të rëndësishme si BE, dhe SHBA-ve është kuptuar dhe po shihet qartë se tashmë ka një lexim t; marifeteve të Rilindjes dhe shefit të saj. Si për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi, kryetari i sektit të Rilindje, do të vazhdojë me stilin që zgjodhi Arta Markun, me 69 vota, veprim i cili kompromentoi reformën dhe hodhi në erë konsensusin politik për të.
Futi edhe nja dy deputetë për lodhur marifetet e veta, por loja u lexua.
Më qartë ishte deklaratat dhe qëndrimi institucional e kushtetues i Presidentit të Republikës. Kjo ditë e sotme dhe këto qëndrim të kreut të shtetit, si dhe koha me precizon kur ai shpalli platformën dhe qëndrimin e nxorën edhe më mashtrues kreun e qeverisë. Kërkon ta hedhë me batuta fejsbuku pasi mashtroi për platformën e presidentit, dhe me një stil gati – gati të dalë boje e të neveritshëm në përdorimin e faktorit ndërkombëtar dhe emra të veçantë të tij. “A ju kujtohet kur i thoshte ambasadorit amerikan “Don”?! A ju kujtohet kur të ngarkuarës me punë të ambasadës së SHBA e thërriste Lejla? Të njëjtën stil edhe sot por i dalë boje donte të përdorte edhe me ambasadoren Kim, duke harruar që këta janë përfaqësues të SHBA-ve dhe jo çunat e gocat e Rilindjes e as shoqet e Spiropalit. Por u kap me presh në dorë e i ka dalë boja. /55news.al