'Veliaj po zhduk krimin tek Teatri me kompaninë e administratorit të Zall-Herrit'

Premte, 22 May 2020 20:00

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar edhe njëherë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

‘Veliaj po përdor kompaninë e punonjësit të tij, administratorit të Njësisë Zall-Herr Arben Maloku për të pastruar krimin tek shembja e Teatrit,' shkruan ajo.

 
 

DENONCIMI

 
 

Kompania Arb& Trans 2010 të cilën e denoncova ditën e djeshme me prova që me mjetet e saj po kryen pastrimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar aktualisht është në pronësi të Fatmir Firi. (LINK)  https://www.facebook.com/1013310425407030/posts/3840040259400685/

 
 

Vetë Fatmir Firi është nje nga biznesmenët, të cilët ranë në pranga për 30 mln euro evazion fiskal, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, në muajin shtator të vitit 2019.

Kjo kompani deri në prill 2018 është zotëruar 100% në pronesi te Arben Malokut, njeriu i emëruar nga Veliaj në krye të njësisë administrative Zall-Herr. Maloku shiti aksionet familjarit të tij, njeriut më të afërt, Fatmir Firi, pasi ligji e ndalon që në cilësinë e zyrtarit si administrator i Njësisë Zall-Herr të ketë në zotërim aksionet e kompanisë dhe të merrte tendera publik nga Veliaj .

Lidhjet e qarta nepotike, klienteliste, tregojnë mënyrën se si funksionon me nje telefon, pa ligj dhe rregulla Bashkia Tiranë dhe kryetari i emëruar Veliaj.

Ndërkohë që Keshilli Bashkiak i Tiranës me vendimin fantazëm vendosi që shembjen e Teatrit Kombëtar do e kryente Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, aty ndodhen klientët e zakonshëm të lidhur me pushtetin personal të Veliajt!

Bashkia e Tiranes sot është një institucion që s`ka asnjë lidhje me zbatimin e ligjit, por vetëm zbaton porositë e Veliajt me lidhjet e tij klientileste!’

Login to post comments