Në kulmin e pandemisë, shpenzimet e qeverisë për shëndetësinë u ulën me 24

Hënë, 25 May 2020 14:15

Për tre muajt e parë të vitit, shpenzimet totale të qeverisë ishin 106.9 miliardë lekë, sipas Bankës së Shqipërisë, e cila ka raportuar shpenzimet funksionale të qeverisë, sipas klasifikimit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet janë rritur me 2.3%.

Dy janë funksionet që kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve. E para është çështjet ekonomike, që arritën në 11 miliardë lekë, ose 10% të totalit.

Në raport me janar-marsin e një viti më parë, ky zë është rritur me 45%, si rrjedhojë e pagesave që janë bërë për të punësuarit që dolën nga skema e sigurimeve, ose që iu mbyllën bizneset me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, pas kufizimeve për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Së dyti, edhe për mbrojtjen sociale u shpenzuan 37.6 miliardë lekë, me një rritje prej 6.3%, me bazë vjetore, edhe kjo e ndikuar nga pagesat sociale të pandemisë. Mbrojta sociale merr pjesën kryesore të buxhetit, me 35.1% të totalit.

Ndryshe nga këto dy grupe, shpenzimet për shëndetësinë, kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit dhe sidomos në mars, atëherë kur u konstatuan dhe rastet e para me Covid-19 dhe kulmoi emergjenca shëndetësore.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se shpenzimet për shëndetësinë ishin gati 11 miliardë lekë për tremujorin e parë, duke shënuar një rënie prej 3.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tkurrja erdhi si rrjedhojë e rënies së shpenzimeve për këtë funksion në mars, ku qeveria harxhoi 3.5 miliardë lekë, nga 4.6 miliardë lekë në mars 2019, me një rënie prej 24%.

Shpenzimet për shëndetësinë për 3 mujorin zunë 10.3% të totalit, nga 10.8% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga zërat e tjera, për tremujorin u shënua rënie për shërbimet e përgjithshme publike (-6.9%), Strehimi dhe komoditetet e komunitetit (-16%), arsimi (-4.5%), Argëtimi, kultura dhe çështjet fetare (-22%). /Monitor.al

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...