Ashtu siç edhe e tha në një mesazh të para pak ditëve, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Takimi do të zhvillohet në selinë blu.
Burimet kanë bërë të ditur se takimi mes ambasadores së SHBA dhe kreut të PD-së do të nisë në orën 14:30 në selinë blu.
Temë e takimit është situata politike në vend dhe veçanërisht Reforma Zgjedhore.