Ambasadori Soreca ndan mesazhin e Metës: 8 qershori po afron, KE mezi po pret të japë lajmin pozitiv!

E mërkurë, 03 June 2020 11:26

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Ilir Meta lidhur me Reformën Zgjedhore.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit Shqiptar theksonte se zbatimi i kushteve të Bashkimit Evropian fillon me konsensusin për Reformën Zgjedhore.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! 🇦🇱🇪🇺”, shkruante Meta.

Login to post comments