A do të ketë sot marrëveshje? Nis mbledhja për ‘Zgjedhoren’ në rezidencën e Yuri Kim, ambasadorët sigurojnë financat përsa i përket zbatimit të teknologjisë në zgjedhje.

E mërkurë, 03 June 2020 11:30

 

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore është mbledhur sot, në orën 11:00, në rezidenccën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, ku po zhvillon mbledhjen e radhës për gjetjen e konsensusit.
Vetëm pak minuta para nisjes së mbledhjes, gazetari Ergys Gjeçnaj raporton për “BalkanWeb” se në rezidencë kanë mbërritur përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ambasadori britanik, Duncan Norman, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Gjithashtu, në rezidencën e ambasadores Kim kanë mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, si dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.
Ndërkohë, siç raporton gazetari Gjençaj mbledhja e sotme pritet të zgjasë, si dhe pritet të jetë pozitive, ku në fund mund të ketë marrëveshje mes palëve politike.
Nga ana tjetër, burime i thanë gazetarit Gjençaj se ambasadorët e huaj kanë marrë përsipër të sigurojnë të gjitha financat sa i përket zbatimit të teknologjisë në zgjedhje.

Login to post comments