FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15 vjecares. Të rinj të FRPD kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.
Ata mbanin pankarta në duar dhe kërkonin shkarkimin e ministres.
Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD, deklaroi se ministrja duhet të ishte dorëhequr sot. Dhuna seksuale dhe bulizmi në shkolla janë në nivel alarmant. Rasti i dhunës seksuale në shkolla është i përsëritur dhe ministrja hesht, sic heshti për rastin e Kavajës etj. Ministrja e Arsimit e ka braktisur arsimin, shkollat, nxënësit. Sistemi arsimor sot po vuan më shumë se kurrë fenomenet negative që nga droga dhuna, abuzimi seksual, bulizmi etj. Përgjegjës për këtë është Ministra e Arsimit dhe Policia e Shtetit që dëshmohet qartë se është e paaftë të kryej detyrën”,- tha ai.